Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar punëtorët me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka uruar punëtorët me rastin  e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Me këtë rast ai ka thënë se si shtet dhe shoqëri Kosova ende nuk ka arritur të sigurojë trajtim meritor për punëtorët. Për më shumë, sfidën e madhe të emigrimit masiv të të rinjve tanë që kërkojnë një perspektivë larg Kosovës, duhet ta tejkalojmë përmes angazhimit konkret në krijimin e një ambienti të favorshëm që ofron mundësi të barabarta, vende pune me paga konkurruese dhe vlerësim të drejtë për kontributin e punëtorëve, ka shkruar Krasniqi në një postim të tij, me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut social në Kosovë e dërgoi ligjin mbi pagën minimale në Kushtetuese

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka përgënjeshtruar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka konstatuar se Kosova nuk mund të quhet storie suksesi …