Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kërkon aprovimin e menjëhershëm të projektit amerikan për infrastrukturën e gazit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi kërkon aprovimin e menjëhershëm të projektit amerikan për infrastrukturën e gazit dhe termocentralin me gaz. Në një komunikatë të lëshuar nga Partia Demokratike e Kosovës thuhet se PDK=ja është duke i përcjellë me shqetësim të madh hamendjet e Qeverisë së Kosovës rreth aprovimit të planeve investive Compact të agjencisë amerikane MCC në infrastrukturën përgatitore për rrjetin e përçuesit të gazit, si dhe planeve për termocentral me gaz natyror. “Në kohën kur ekonomia kosovare ka përjetuar goditje dhe është duke u përballur me pasojat e pandemisë, si dhe po vuan mungesën e një plani të mirëfilltë e të qëndrueshëm për rimëkëmbje ekonomike, investimi i 200 milionë dollarëve si grant i pakthyeshëm në ekonominë kosovare, sidomos në sektorin e energjisë, jo vetëm që është i nevojshëm, por përfaqëson edhe interes madhor shtetëror. PDK i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të aprovojë dhe nënshkruajë pa vonesë projektin e MCC për ndërtimin e infrastrukturës për gazpërçuesin dhe termocentralin me gaz, në përputhje me kushtet amerikane tashmë të aprovuara nga Qeveria paraprake.

Kontrolloni gjithashtu

“Liria ka emër” bubullin në Hagë, motoristët shqiptarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Katër ditë pas nisjes nga trojet shqiptare, zhurma e motorëve me mbishkrimin “Liria ka emër” …