Shënohet në Viti Dita Botërore e Zemrës

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Zemrës, organizuar nga Qendra Kryesore e Mjeksisë Familjare në komunën e Vitisë, është shënuar sot kjo ditë, me një aktivitet ku në qendër të qytetit të Vitisë, u janë shpërndarë qytetarëve fletushka që përmbajnë këshilla për shëndetin dhe aktivitetin fizik. Ndryshe, Dita Botërore e Zemrës mbahet në nivel global çdo vit më 29 shtator, me qëllimin kryesor të saj ndërgjegjësimin informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare (SKV), të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën. Dita Botërore e Zemrës gjithashtu, synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …