Brickos

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ia drejtori, Sadri Ramabajes një foto të këshilltares së Kurtit, Ardita Sinanit me Aleksandër Vulinin

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ia drejtori, Sadri Ramabajes një foto të këshilltares së Kurtit, Ardita Sinanit me Aleksandër Vulinin

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka publikuar një foto të këshilltares së kryeministrit Albin Kurti, Ardita Sinanit me drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandar Vulin. Ai ka shkruar me këtë rast: Tregojini këto fotografi aparatçikut të partisë në pushtet, Sadri Ramabajës, i cili shpifte paskrupullt në debatin  televiziv për të krijuar konspiracione bashkë me mjete e insinuata tjera propagandistike kundër meje. Sa për sqarim: Në foto është këshilltarja e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani me Vulinin dhe pyesni atë, se kjo foto a e bënë Sinanin tani bashkëpunëtore të Vulinit, meqë paska vizituar së bashku me Vulinin një manifestim lokal në Preshevë. Historia na mëson se lajkatarët dhe servilët e pushtetit, herët a vonë do të përfundojnë të turpëruar si plagë të rënda të shoqërisë sonë!”, ka shkruar  kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …