Brickos

Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se KEK-u ka bërë tregti me një kompani ilegale

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se  KEK-u është gjobitur nga ZRRE me 3.2 milionë euro gjobë, sepse ka tregtuar energji elektrike me kompani që nuk janë të licencuara për operim në Kosovë. KEK-u ka bërë tregti me një kompani ilegale. Kjo do të duhej të ishte material shtesë për prokurorinë. Sepse në këtë formë janë bërë një sërë shkeljesh duke dëmtuar kompanitë e licencuara. Molliqaj ka bërë me dije se i ka drejtuar pesë pyetje ZRRE-së. “Pse janë përzgjedhur kompani të palicencuara për të tregtuar energji? Sa është sasia e tregtuar e energjisë me kompanitë e palicencuara? Sa është kostoja financiare e këtij tregtimi? Kush janë kompanitë e palicencuara me të cilat KEK ka tregtuar energji? Këto çështje dhe të tjera që kemi ngritur do ta zbardhin edhe më shumë korrupsionin dhe keqmenaxhimin e theksuar në këtë sektor!”, ka shkruar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …