Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kërkuar nga partitë tjera që ta refuzojnë ftesën e kryeministrit Albin Kurti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka kërkuar nga partitë tjera që ta refuzojnë ftesën e kryeministrit Albin Kurti. “Kush nuk mëson nga gabimi bëhet ingranazh i sistemit. Pjesë e problemit. Kjo është historia e opozitës formale. Sot e kritikojnë që nesër ta takojnë. Thua ti që refuzimet janë kërkesë/lutje për ftesë. Apo edhe janë?Në takimet që Kurti ftoi opozitën, ata do të duhej ta refuzonin pjesëmarrjen. Pa ekuivoke. Por opozita formale është aq e kapur pas përfitimit saqë nuk i pështatet refuzimi. Kanë tjera plane, e ku njerëzit e këtij vendi nuk janë pjesë” ka shkruar kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK mbështet propozimin e Ramush Haradinajt që për kryetar të Kosovës të propozohet Hashim Thaçi

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka mbështetur propozimin e ish …