Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kritikuar kryeministrin Kurti për qasjen e  tij për reciprocitetin

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Dardan Molliqaj ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për qasjen e tij për masat e reciprocitetit në raport me Serbinë. “Kur jemi te reciprociteti me Serbinë, pse jo në fushën e tregtisë? Sepse më vështirë? Sepse aty preken interesa më të mëdha? Sikur ta kishin për qëllim reciprocitetin, atë do ta manifestonin edhe në fushat tjera shumë më vitale. Bilancin tregtar e kemi negativ. Importi nga Serbia vetëm sa është rritur. Sfondi prej nga kjo qeveri po performon parimësinë është i natyrës konfliktuoze. E konfliktet e kontrolluara janë mashtrime me pasoja të pakontrollueshme. Pasiguria e tillë lëndon qytetarët, ngado. Kryeministri tash ka vendosur që ta thjeshtëzojë nocionin e sovranitetit. E ka varur për dokumente kalimi, targash, e nesër kush e di në çka! Por, marrëveshje përfundimtare nuk ka. Të paktën me këtë qasje. E për keqardhje është edhe opozita parlamentare, duke e mbështetur pa kritikë dhe të zënë në faj, një udhë pa krye që sjell rreziqe”, ka shkruar mes tjerash, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …