Vuçiq

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar për mediet se është i gatshëm të diskutojë çdo çështje me Kosovën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar për mediet  në Beograd se është i gatshëm të diskutojë çdo çështje me Prishtinën, përfshirë edhe atë që ka të bëjë me vendimin për dinarin, veprim i cili  “është dënuar nga të gjithë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare”. Ai nga Tirana, ku po merr pjesë në Samitin Rajonal mbi Planin e Rritjes në Tiranë, tha se kundër këtij vendimi ishin të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë, përfshirë ata nga Amerika  dhe BE-ja. Vuçiqi deklaroi  se përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare nuk e kuptojnë pse Prishtina po e bën këtë, shkruan Tanjug. Shpresojmë se ata do të sillen më me arsye në të ardhmen. Dhe sa për ne, ne jemi gjithmonë të gatshëm të flasim për çdo gjë, për çdo çështje,  tha Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Amerikane në Prishtinë kërkon që në insitucione të emërohen profesionistë me përvojë e jo aleatë politikë

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka folur në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, ka shprehur një reagim në Ditën …