Vucic

Kryetari i Serbisë, Vuçiq, dje u ka bërë thirrje qytetarëve serbë në veri të Kosovës që të bojkotojnë zgjedhjet lokale në Veri

Kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiq, dje u ka bërë thirrje  qytetarëve serbë në veri të Kosovës që të bojkotojnë zgjedhjet e pjesshme lokale në veri të vendit. Kushti i vendosur për rikthimin e Listës Serbe në proceset demokratike dhe institucionet e Kosovës është ai për formimin e Asociacionit. Ne jemi në një situatë të vështirë, por vullneti i popullit tonë ishte i tillë që ata pothuajse unanimisht morën vendim që të mos marrin pjesë. Kështu vendosën njerëzit tanë në veri.  A duhet të mbahen zgjedhjet në stacione dhe kontejnerë policie, me 550 veta të armatosur deri në dhëmbë që duhet të sigurojnë 1 deri në 2% që do të dalin në votime?  Vuçiq u shpreh i zhgënjyer me deklaratën e zëdhënësit të Bashkimit Europian, Peter Stano, kundër Listës Serbe, duke pretenduar se kryeministri Albin Kurti po tenton të pushtojë katër komunat në veri të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli ia pret hovin VV-së: Seancë pa 61 vota nuk ka

Analisti i KDI-së, Eugen Cakolli, ka hedhur ujë të ftohtë mbi përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje …