Kryetari i Serbisë, Vuçiq, u takua me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admiralin Stuart Manç

Kryetari i Serbisë, Vuçiq, u takua me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admiralin Stuart Manç

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admiralin Stuart Manç. Vuçiq dhe se i ka kërkuar NATO-s të mbrojë popullin serb në Kosovë dhe e ka  falënderuar  për mirëkuptimin e politikës së neutralitetit të Serbisë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram. Dje  komandanti Manç  u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve relevantë në Kosovë, që të jenë në koordinim të ngushtë me KFOR-in dhe të përmbahen nga demonstratat provokuese. Ai ka deklaruar se janë më shumë se 3700 pjesëtarë të KFOR-it nga 27 vende që vazhdojnë të ofrojnë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës”, tha ai, duke shpjeguar se që nga tetori, forcat paqeruajtëse e kanë shtuar praninë dhe patrullimet në veri të Kosovës gjatë kësaj kohe.

Kontrolloni gjithashtu

Kirurgu torakal, dr. Fitim Selimi, reagon ndaj tarifës për përcjellësit në QKUK

Kirurgu torakal në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Fitim Selimi, ka reaguar ashpër ndaj vendosjes …