leoni

Bajram Begaj thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rol vendimtar për Kosovën e lirë e të pavarur

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, prej sot qëndron për vizitë shtetërore në Kroaci, me ftesë të kryetarit Zoran Millanoviq

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, prej sot qëndron për  vizitë shtetërore në Kroaci, me ftesë të kryetarit Zoran Millanoviq. Ai do të mirëpritet sipas ceremonive së nderit dhe mirëseardhjes për të vijuar agjendën zyrtare të bisedimeve me Kroacinë si dy partnerë strategjikë. Takimi do të fokusohet tek marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi rajonal, rrugëtimi evropian i Shqipërisë, si dhe zhvillimet e tjera me ndikim në çështjet e paqes dhe sigurisë. Në kuadër të kësaj vizite shtetërore, Begaj do të pritet në takime të veçanta më 27 prill nga Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, si dhe Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jadrankoviç. Gjatë qëndrimit në Kroaci, Begaj do të zhvillojë edhe një takim me përfaqësues të shoqatave shqiptare. Më 28 prill 2023, nën shoqërinë e mikpritësit, Presidentit të Kroacisë Milanoviç, Begaj do të vizitojë e takohet me arbëreshët  e Zarës. Vizita mbyllet ditën e premte, më 28 prill 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …