21 vjet nga masakra mizore e civilëve shqiptarë në Mejë të Gjakovës nga forcat policore e ushtarake serbe

Sot përkujtohet 24 vjetori i Masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill të vitit 1999, kriminelët serbë kanë vrarë 376 shqiptarë

Forcat e shumta ushtarake e policore serbe të regjimit serb të Millosheviqit  më 27 prill 1999, në një organizim vrastar dëbuan nga shtëpitë e tyre banorët e Rekës së Keqe, ndërsa në fshatin Meje e Korenicë kryen masakrën më të madhe duke vrarë e masakruar barbarisht 376 veta, shqiptarë e që u konsideruan të zhdukur, derisa u gjetën në varrezat masive të Batajnicës dhe vende tjera nëpër varre masive në Kosovë.

Për t’i përkujtuar të gjithë ata që u vranë në Mejë, do të mblidhen shumë qytetarë në vendin që tash quhet “Lëndina e Pikëllimit”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë, Xhonatan Hargreaves

Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë, Xhonatan Hargreaves. …