Gjeneral Begaj

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim në Bruksel me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një  takim në Bruksel me sektarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Bajram Begaj pas takimit ka thënë se NATO-ja ka demonstruar kohezion, solidaritet, unitet dhe forcë reaguese  për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleancës. Po ashtu,  Begaj ka thënë se Shqipëria përshëndet dhe mbështet dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve është një hap pozitiv që do duhet të qendërzohet në njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve. Vlerësoj maksimalisht angazhimin dhe përkushtimin e NATO-s në rajon dhe misionin KFOR, si një histori suksesi dhe garantues i paqes dhe i sigurisë në Kosovë dhe rajon”, ka thënë presidenti Begaj, duke kërkuar që të konsiderohet anëtarësimi i Kosovës në NATO.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …