Bajram Begaj: Amerika kanë qenë gjithmonë në krahun tonë, në të gjitha projektet dhe sukseset tona madhore

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, uroi Kosovën për Ditën e Pavarësisë dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe integrimit në BE

Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën për Ditën e Pavarësisë dhe ka theksuar rëndësinë e sakrificave dhe përpjekjeve të atyre që kontribuan për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës. Ai shprehu mirënjohje për liderët politikë, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe për të gjithë shqiptarët që mundësuan realizimin e ëndrrës për liri dhe pavarësi, të mbështetur nga aleatët ndërkombëtarë dhe NATO-n. Begaj theksoi se Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të një kombi dhe kërkoi një bashkëpunim më të thelluar mes dy vendeve, veçanërisht në fushën ekonomike. Ai shtoi se ky bashkëpunim duhet të kalojë përtej pengesave burokratike dhe të sjellë më shumë përfitime për qytetarët e dy shteteve. Ai apeloi për një qasje të re dhe më të fuqishme për të bërë Shqipërinë dhe Kosovën më të zhvilluara dhe më evropiane, duke përshëndetur gjithashtu përpjekjet e Kosovës për një integrim të shpejtë në Bashkimin Evropian. Kryetari Begaj  shprehu një kërkesë të drejtpërdrejtë ndaj BE-së dhe shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke i inkurajuar ato të rishikojnë qëndrimet e tyre në kuadër të një politike më të konsoliduar dhe për një të ardhme të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …