Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka, thotë se nuk ka interesim për poste politike, por do të mbetet e përkushtuar ndaj ligjit

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese,  Gresa Caka, ka reaguar pas sulmeve dhe linçimit të cilin ka marrë nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo ka sqaruar se, përkundër përfshirjes së emrit të saj për një pozitë të mundshme në qeverinë e ardhshme, nuk ka diskutuar asnjëherë për pozita publike dhe nuk ka interes për poste politike. Zonja  Caka ka theksuar se nuk ka reaguar ndaj sulmeve të mëparshme, duke i cilësuar ato si dezinformata të motivuara politikisht dhe ka kërkuar sqarim të qartë lidhur me fushatën kundër saj. Ajo ka premtuar se do të vazhdojë të punojë për forcimin e shtetit të së drejtës në Kosovë dhe ka paralajmëruar se do t’i adresojë çështjet e tjera përmes mekanizmave ligjorë.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …