Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, e ka mbajtur premtimin lidhur me përkujdesjen e pensionistëve të komunës të cilën e drejton

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, e ka mbajtur premtimin lidhur me përkujdesjen e pensionistëve të komunës të cilën e drejton

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, e ka mbajtur premtimin lidhur me përkujdesjen e pensionistëve të komunës të cilën e drejton. Ai kishte premtuar se do të bëjë gjithçka që është e mundshme t’u sigurojë një hapësirë të përshtatshme pensionistëve në mënyrë që të kalojnë kohën. Një pjesë e objektit të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” është përshtatur brenda pak ditësh dhe është kthyer në një ambient tepër të ngrohtë e të përshtatshëm për ta. Gjatë ditës, kryetari Nura i ka pritur edhe në zyrën e tij të punës, me ç’rast ka dëgjuar për hallet që ata kanë, si dhe ka premtuar mbështetje në çfarëdo aspekti që është kompetencë e komunës. Më pas, së bashku me të parin e Komunës, pensionistët janë akomoduar në ambientin e ri, që është rregulluar dhe përshtatur mjaftueshëm për nevojat e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …