leoni

Turqia

Kryetari i Turqisë, Erdogan deklaroi se vendi i tij ka zbuluar rreth 320 miliardë metër kub gaz natyror në Detin e Zi

Kryetari i Turqisë, Erdogan, deklaroi se vendi i tij ka  zbuluar rreth 320 miliardë metër kub gaz natyror në Detin e Zi, zbulimi më i madh energjetik i këtij vendi dhe shpreson që prodhimi të fillojë në vitin 2023. Anija e shpimit e quajtur Fatih u vendos në zonën e ashtuquajtur Tuna-1, njoftoi Erdogan, i cili shtoi se eksplorimi do të vijojë edhe në zona të tjera. Menjëherë pas këtij njoftimi, lira turke i ktheu fitimet që realizonte përballë dollarit amerikan. Gjatë viteve të fundit, Turqia ka blerë tre anije eksploruese, ndërkohë që ka intensifikuar ndjeshëm kërkimet e naftës dhe gazit në Detin e Zi dhe në ujërat e kontestuara në Mesdheun Lindor. Turqia synon të gjejë rezerva të konsiderueshme energjetike për të ulur varësinë e importeve nga Irani, Iraku dhe Rusia dhe të mbështesë ekonominë vendase, ndër më të mëdhatë në Lindjen e Mesme.

 

Kontrolloni gjithashtu

Liburn Aliu

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga …