Volodymyr

Kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelenskij, falënderoi për mbështetjen që i ka dhënë kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Kryetari  i Ukrainës, Volodimir Zelenskij, falënderoi për mbështetjem kryetarin turk, Rexhep Tajip Erdogan, me të cilin zhvilloi dje një bisedë telefonike. Në video-mesazhin e tij të ri, Volodimir Zelenskij theksoi se prioritet është ruajtja e shtetit ukrainas, dhe shtoi: “Prioritetet e mia janë absolutisht të qarta në negociata. Përfundimi i luftës, garancitë e sigurisë, sovraniteti, rivendosja e integritetit territorial, garanci reale për vendin tonë, mbrojtja reale e vendit tonë”. Duke iu drejtuar ushtarëve rusë, Zelenskij u sugjeroi atyre të lënë armët, në vend që të vdisnin në fushën e betejës në Ukrainë. “Çdo ushtar rus që do të lërë armën do të ketë një shans. Një shans për të mbijetuar. Një thirrje veçanërisht për ata. Për ushtarët që u hodhën “në kazanin e kësaj lufte”. Dhe për ushtarët e tjerë rusë që kanë ende e instinktin të vetëmbrojtjes. Hidhini armët. Është më mirë se sa të vdisni në fushën e betejës, në tokën tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …