Votimi

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi e shpall datën 15 mars 2020 ditë të zgjedhjeve për kryetar të Besianës

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, e ka shpallur datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës. Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune, bazuar në vendimin e kryetatit Thaçi, do të mbahen më 15 mars 2020. Ai e ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Podujevës, në përputhje me vendimin e tij dhe ligjin në fuqi. Po ashtu, kreu i shtetit ka kujtuar Komunës së Besianës se nuk mund të marrë asnjë vendim në lidhje me shfrytëzimin dhe këmbëimin e pronës së palujtshme të komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …