Kryetari i vendit, Hashim Thaçi e shpall “Hero të Kosovës” policin e Kosovës, Izet Demaj

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi e shpall “Hero të Kosovës” policin e Kosovës, Izet Demaj

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke u bazuar në nenin 84(28) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 6 të Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, gjithashtu në nenin 6 të Ligjit nr. 04/L-070 për Dhënien e Dekoratave dhe në Rregulloren (P) nr. 04/2016, për policin e rënë heroikisht në krye të detyrës dhe në mbrojtje të qytetarëve, Izet Demaj, ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës”. Ky urdhër u jepet personave që kanë bërë vepra trimërie dhe sakrifice, si dhe që kanë dëshmuar veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë lufte apo paqeje. Vendimi, certifikata dhe urdhri “Hero i Kosovës” do t’i dorëzohen familjes Demaj.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Tre kandidatët e VV-së për kryetar Kuvendi kanë rekord negativ ndaj UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për propozimet …