Xhavit Haliti thotë se takimet private të kryetarit Hashim Thaçi me figurat e PDK-së janë krejtësisht normale

Xhavit Haliti: Takimet private të kryetarit Hashim Thaçi me figurat e PDK-së janë krejtësisht normale

Hashim Thaçi muajin e ardhshëm i bën tre vjet prejse është zgjedhur kryetar i Republikës së Kosovës. Edhe pas përfundimit të gjysmës së mandatit të tij ai nuk ka arritur ta luajë rolin e unifikuesit. Madje së fundi është parë në takime me ish-bashkëpartiakët e tij të PDK-së. Pavarësisht kritikave të opozitarëve karshi kryetarit, deputeti i PDK-së Xhavit Haliti ka konsideruar se takimet private të kreut të shtetit me figurat e PDK-së janë krejtësisht normale. Megjithëkëtë, Haliti ka thënë se kreu i shtetit duhet të bëjë përpjekje edhe më tutje për ta luajtur rolin unifikues dhe për t’i trajtuar temat të cilat i ka përgjegjësi kushtetuese. Edhe sipas deputetit të AAK-së Rasim Selmanajt, kryetari ka bërë përpjekje për të qenë unifikues, por sipas tij partitë opozitare kanë qenë ato që nuk kanë pranuar t’i përgjigjen asnjë ftese të kryetarit për asgjë dhe vazhdojnë ta refuzojnë atë.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …