Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim kryetaren e rizgjedhur të Gjykatës Kushtetuese, Arta Ramën

Kryetari Thaçi ka pritur sot në një takim kryetaren e rizgjedhur të Gjykatës Kushtetuese, Arta Ramën

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim kryetaren e rizgjedhur të Gjykatës Kushtetuese, Arta Ramën. Ai përmes një postimi ka thënë se ky institucion është simbol i unitetit qytetar dhe shtyllë kryesore e shtetit.

“Sot takova Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Ramën, pas rizgjedhjes së saj në krye të institucionit që mbron kushtetutshmërinë në Republikën e Kosovës. Kryetaren Rama e urova për punën profesionale të Gjykatës Kushtetuese dhe i dëshirova suksese të mëtejme në mandatin e ri. Gjykata Kushtetuese është simbol i unitetit qytetar dhe shtyllë kryesore e shtetit tonë”, thuhet në shkrimin e Thaçit.

Kontrolloni gjithashtu

Dhuna ndaj femrave

Edhe një grua rreth 30 vjeçe u vra të premten e bashkë me të edhe vëllai i saj

Edhe një grua rreth 30 vjeçe u vra të premten në Gjilan nga personi që …