Kryetari i vendit, Hashim Thaçi takon kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka bisedojnë për procesin zgjedhor

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi takon kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka bisedojnë për procesin zgjedhor

Dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën. Në një shkrim, Thaçi ka thënë se me Dakën kanë biseduar për procesin zgjedhor. “Me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka biseduam për rrjedhat e deritashme të procesit zgjedhor dhe shprehëm besimin se zgjedhjet parlamentare do të jenë të lira, fer dhe gjithëpërfshirëse”, ka shkruar ai. Thaçi ka thënë se ka falënderuar kryetaren Daka dhe KQZ-në, për përgatitjen e suksesshme të zgjedhjeve me bindjen se edhe kësaj here qytetarët dhe subjektet politike do ta dëshmojnë pjekurinë e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

10 vjet nga marrëveshjet e Brukselit, debati për asociacionin mbetet i hapur mes Kosovës dhe Serbisë

Më 25 gusht 2015, në Bruksel u nënshkruan katër marrëveshje të rëndësishme në kuadër të …