Kadri Veseli

Kadri Veseli thotë se Kosovës i duhet një kryeministër që bashkëpunon me Amerikën, Britaninë dhe BE-në

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se Kosovës i duhet një kryeministër që bashkëpunon me Amerikën, Britaninë dhe Bashkimin Evropian. Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli, në një tubim masiv në Mitrovicë, ka thënë se Kosovës i duhet një Kryeministër, që bashkëpunon me Amerikën, me Britaninë e Madhe, me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe e integron vendin dhe popullin tonë në familjen e madhe euroatlantike. “Edhe Mitrovica ka vendosë. Partia Demokratike të Kosovës është më e bashkuar se kurrë më parë. Ne jemi shpresë për të gjithë qytetarët. Jemi fuqia që e ruan Kosovën, që e zhvillon dhe e integron. Kosovës i duhet Qeveria e udhëhequr nga PDK-ja. Kosovës nuk i duhet koalicioni i izolimit dhe korrupsionit, i cili e dëmton partneritetin me miqtë ndërkombëtarë dhe e thellon edhe më shumë izolimin dhe korrupsionin. Kosovës i duhet një Kryeministër, që bashkëpunon me Amerikën, me Britaninë e Madhe, me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe e integron vendin dhe popullin tonë në familjen e madhe euroatlantike. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës. Votoni numrin 112, sepse është zgjedhja e duhur për Kosovën! #PDK112”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …