leoni

Kryetari Ilazi jep intervistë në dokumentarin “Qasje për të gjithë”

Në kuadër të projektit “qasje për të gjithë” që është duke u implementuar nga të rinjtë e Komunës së Kaçanikut, është duke u përgatitur edhe një dokumentarë që shpalos brengat dhe problemet me të cilat përballen personat me nevoja të veçanta. Pjesë e këtij dokumentari është edhe intervista e Kryetarit Besim Ilazi, i cili foli për përkrahjen dhe mbështetjen që i ka dhënë kësaj pjese të shoqërisë si kryetar komune. Ai theksoi se Komuna e Kaçanikut për çdo vit subvencionon shoqatën “Handikos” me një shumë të caktuar që të kryej disa aktivitete, ndërsa tha se ka përkrahur edhe projektet që janë mbështetur nga organizata ndërkombëtare. Së fundi Komuna e Kaçanikut ka përkrahur me 20 % të shumës së përgjithshme projektin e HANDIKOS-it të financuar nga Ambasada Amerikane në vlerë 20 mijë dollar, që parasheh aktivitete të ndryshme për personat me nevoja të veçanta. Kryetari po ashtu përgëzoi të rinjtë për nismat vullnetare që vazhdimisht po bëjnë, me projekte që kanë për qëllim sensibilizimin e shoqërisë në përgjithësi që të përkrahin edhe grupet e margjinalizuara në shoqëri.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: PANDELI MAJKO – QYTETAR NDERI I RAHOVECIT

Rahoveci, sot, kremton një ndër ditët më të gëzueshme në historinë tonë më të re, …