leoni

Kryetari Ilazi priti në takim përfaqësuesit e KFOR-it polak

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në takim përfaqësuesit e KFOR-it polak, ku u njoftua me Komandanten e re të unitit LMT, CPT Malgorzata Michalska.

Komandanti në shkuarje, Nënkolonel CPT Marcin Terlecki uroi fillimisht kryetarin për marrjen e mandatit të ri qeverisës, ndërsa e përgëzoi për punën dhe angazhimin e tij si Kryetar Komune në rregullimin e mirëqenies qytetare. Ai përmendi disa projekte madhore që janë implementuar kohëve të fundit në Kaçanik. Edhe Komandantja e re e unitit LMT, CPT Malgorzata Michalska, theksoi se në Kaçanik janë bërë shumë ndryshime në infrastrukturë rrugore si dhe në shumë objekte.

Nga ana tjerë, kryetari Besim Ilazi, falenderoi komandantin në shkuarje për kontributin e dhënë në Komunën e Kaçanikut, ndërsa i dëshiroi mirëseardhje Komandantes së re. Kryetari theksoi se KFOR-i edhe më tutje mbetet faktor i rëndësishëm i sigurisë në vend.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …