Kryetari Ismajli po merr pjesë në Konferencën “Qeverisja Lokale në Evropën Juglindore 2022”

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe kryetari i NALAS-it (Rrjeta e Asociacioneve të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore) z.Naim Ismajli po merr pjesë në punimet e Konferencës “Qeverisja Lokale në Evropën Juglindore 2022” e cila po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Qëllimi i kësaj Konference është ndarja e praktikave dhe zhvillimi i vizionit të përbashkët për të ardhmen e qeverisjes lokale në Evropën Juglindore me përfaqësues relevant nga Asociacionet e Qeverisjes Lokale, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale dhe aktorë të tjerë të involvuar në procese të qeverisjes lokale. Temat kryesore do të jenë lidhur me decentralizimin, vizionin 2022 dhe masat antikorrupsion në këtë pjesë të Evropës.

Kryetari Ismajli në hapje të këtij takimi tha se “jetojmë në kushte shumë dinamike, zhvillime të pa-parashikueshme që na atakojnë të gjithëve, si qytetarë ashtu edhe si udhëheqës të komunave. Gjithçka që do të diskutojmë tani do të jetë kontribut i drejtpërdrejtë për Strategjinë e re të NALAS-it 2018-2022. Ajo që neve si organizatë në NALAS na dallon nga të tjerët është se kemi potencial të madh me 9000 komuna të përfaqësuara nga 15 asociacione, kemi ekspertizë dhe ajo që është me rëndësi se jemi kreativ – tha ndër të tjera kryetari Ismajli.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …