Kryetari Jashari ka emëruar Shef të Kabinetit të tij, Leutrim Sahitin

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, përmes një postimi të tij në facebook, ka njoftuar se ka emëruar Shef të Kabinetit të tij, Leutrim Sahitin, Master i Sociologjisë dhe Politolog i diplomuar, ish Këshilltar Politik dhe Zëdhënës në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor. Leutrimi ka qenë Kryetar i Kuvendit Rinor të Kosovës dhe aktivist i shoqërisë civile. Ai është njohës i problemeve sociale në vend.

Profesionalizmi dhe përvoja e tij do të jenë në shërbim të komunës dhe qytetarëve të Skenderajt, ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nderohet me mirënjohje nga “Agro Celina”

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, ka pritur në takim agronomin, Feim Rexhepi, …