Bekim Jashari: Është absurde se si shteti 21 vjet pas luftës kullat e Jasharajve kanë mbetur nën mëshirën e fatit

Kryetari Jashari ka kujtuar Heroin Artim Jashari në përvjetorin e rënies

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari përmes një postimi të tij në facebook ka kujtuar Heroin Artim Jashari, ai ndër të tjera tha: Liria dhe Pavarësia nuk do të vinin pa luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa sakrificën sublime të popullit tonë dhe pa trimërinë e heronjve tanë. Artim Jashari ishte njëri ndër ta, që me shpirtin e tij liridashës dallohej që në moshën e re, në demonstratat e 89-s, për të vazhduar më vonë edhe si njëri ndër organizatorët e demonstratave që organizoheshin në të gjitha shkollat e mesme të komunës së Mitrovicës. Sot e kësaj dite i kemi të freskëta kujtimet nga ngjarja e 6 majit të vitit 1998, ku para se të bie në altarin e lirisë, vetura e policisë serbe ishte bërë shoshë nga krismat e automatikut të tij, ndërkaq gjaku i lirisë kishte skuqur asfaltin. Sot janë krenarë familja dhe i gjithë populli ynë me veprën heroike të Artimit, për sakrificën e pashembullt në shërbim të lirisë së popullit tonë.

Lavdi trimit Artim Jashari!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …