Kryetari Jashari ka pritur në takim përfaqësuesit e projektit ‘’Accessible Quality Healthcare’’

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari ka pritur në takim përfaqësuesit e projektit ‘’Accessible Quality Healthcare’’, që financohet nga “Swiss Agency for Development and Cooperation”, në Kosovë, Nicu Fota, drejtor i projektit si dhe Qamile Ramadani, zëvendësdrejtore. Me këtë rast kryetari Jashari i ka falënderuar për realizimin e këtij projekti në komunën e Skenderajt, përkrahjen e dhënë në fushën e përmirësimit të cilësisë se kujdesit shëndetësor në QKMF dhe QMF. Nga studimi i cilësisë së kujdesit shëndetësor për vitin 2018, i bërë nga kjo agjenci komuna e Skenderajt ka dalë nderë komunat me kujdes më të mirë shëndetësor dhe kjo falë përkushtimit tonë institucional dhe përkrahjes nga kjo agjenci. Kryetari Jashari është njoftuar nga drejtori i projektit, Nicu Fota se ky projekt do të vazhdojë dhe në katër vitet e ardhshme në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor, përmes informimit të pacientëve për të drejtat e tyre, përkrahjes me pajisje bazike si dhe përmes shkëmbimit të përvojave mes komunave. Krijimi i kushteve të përshtatshme për ofrimin e shërbimeve shëndetësore, përmirësimi i kujdesit shëndetësor për qytetarët ka qenë dhe mbetet prioritet i qeverisjes lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …