Kryetari Jashari së bashku me humanistin Halil Kastrati kanë dhuruar çelësat e shtëpive edhe për 5 familje tjera në nevojë nga Komuna e Skenderajt

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me humanistin hoxhë Halil Kastrati nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, kanë dhuruar çelësat e shtëpive edhe për 5 familje tjera në nevojë, nga Komuna e Skenderajt. Shoqata “Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt iu kanë dalë në ndihmë dhjetëra familjeve në nevojë nga Skenderaj, duke iu ndërtuar shtëpi dhe dhuruar banesa, gjë për të cilën Kryetari Jashari u shpreh jashtëzakonisht falënderues ndaj kësaj shoqatë humanitare e cila sipas tij po i buzëqeshë shumë familje në nevojë. Familjet përfituese të 5 shtëpive që u ndanë janë: Xhemë Xhokaj 5 anëtar nga fshati Llaushë ; Mehmet Hoxha 7 anëtar Llaushë; Nuredin Meha, 5 anëtar Prekaz i Poshtëm; Ferat Berisha 4 anëtar Kryshec dhe Hasan Hajrizaj 4 anëtar nga fshati Abri e Poshtme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …