Kryetari Jashari, së bashku me ministrin në detyrë të Infrastrukturës dhe Ambientit, nënshkruan 4 memorandume bashkëpunimi

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me ministrin në detyrë të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, nënshkruan 4 memorandume bashkëpunimi për realizimin e 4 projekteve në komunën e Skenderajt.

  1. Rregullimi i Lumit Klina nga fshati Kuqicë deri në Skenderaj- 100 mijë euro;

  2. Rrjeti i Kanalizimit Prekaz-Mikushnicë- 161 mijë euro;

  3. Kanalizimi në BL Qirez-Likoc- 100 mijë euro;

  4. Ndërtimi i mbikalimit në Klinë të Eperme”- 300 mijë euro.

Të gjitha këto projekte janë shumë të rëndësishme për qytetarët e Komunës së Skenderajt dhe rritjen e nivelit të mirëqenies së tyre. Në emër të qytetarëve të Skenderajt, kryetari Jashari, falënderoj Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit për financimin e këtyre projekteve.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …