Kryetari Jashari viziton fëmijët me aftësi të kufizuara​

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe drejtori për Arsim, Bekim Latifi, kanë vizituar në palestrën e Qendrës së Kompetencës fëmijët me aftësi të kufizuara të cilët kanë marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, në kuadër të programit të UEFA-s në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, me moton “Të gjithë jemi të barabartë”. “Me moton “Të gjithë jemi të barabartë”, në Qendrën e Kompetencës, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, janë zhvilluar aktivitete në futboll e ngjarje të tjera sportive, në kuadër të programit të UEFA-s në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, ku kanë marrë pjesë fëmijët me aftësi të kufizuara, disa prej të cilëve trajtohen në rehabilitim nga Qendra për Rehablitimin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara “Floriani”. U ndava i kënaqur me angazhimin e të gjithëve që nëpërmjet aktiviteteve të larmishme, këtë kategori, që meriton më shumë se kaq, ta integrojnë në shoqëri. Të gjithë jemi të barabartë”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …