leoni

Kryetari Joe Biden, u tha amerikanëve se shteti duhet të thellojë mbështetjen e tij për Ukrainën e pushtuar dhe Izraelin okupator(!)

Kryetari Joe Biden, u tha amerikanëve se shteti duhet të thellojë mbështetjen e tij për Ukrainën dhe Izraelin në kohën kur këto dy vende po përballen me luftëra të përgjakshme. Biden e pranoi se këto konflikte duket se janë larg, por gjatë adresimit nga Zyra Ovale udhëheqësi amerikan tha se ato mbeten jetike për sigurinë kombëtare të Amerikës. Ai është përgatitur t’i kërkojë Kongresit amerikan miliarda dollarë për mbështetje ushtarake për këto dy shtete. Ai tha se do të dërgojë një kërkesë urgjente për financim në Kongres për të dy aleatët e  të përfshirë në luftëra. Bajden arsyeton intervenimin e përgjakshëm dhe barbar të Izraelit në trojet  palestineze që mbanë nën okupim, ndërsa dënon pushtimin rus në Krime e në Donbas, rajone historikisht  në përbërje  të Rusisë, popullatë rusisht folëse. Krahasimi që Bajden i bën Hamasit me Rusinë, është për keqardhje, sepse Hamasi është organizatë luftarake, quajeni edhe terroriste, ndërsa Rusia fuqia e tretë botërore pas Amerikës e Kinës, ndora shteti i parë në botë me fuqi nukleare.  Realisht Rusia është në luftë me NATO-m dhe shtetet e saj, që po e financojnë luftën, ndërsa përditë vriten ushtarët dhe popullata civile ukrainase, si mish për top.

 

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …