leoni

Gjatë takimit me kryetarin e Francës, Macron, Edi Rama tha se Shqipëria do të mbështesë një proces europianizimi me vepra

Edi Rama: Jo unë, po kryetari i Francës, Emmanuel Macon, ka thënë se nuk mund të merret peng komuniteti euroatlantik për karshillëk

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke komentuar deklaratën e para  dy ditëve, që e dha  në Tiranë ka sqaruar se kryetari i Francës, Emmanuel Macron,  ka lënë të kuptohet  se pezullimi i vizave mund të ndodh nëse  autoritetet në Prishtinë s’janë të gatshëm që t’i hapin rrugë planit franko-gjerman. Emanuel Macron ndihet i lënduar për planin franko-gjerman, për të cilin ai u angazhua personalisht. Si të gjithë të tjerët, por pak më shumë se të tjerët,z. Macron është i lënduar që  edhe pse është angazhuar së bashku   me  kancelarin gjerman Olaf Scholz për planin franko-gjerman, e që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodh Kosovës, në këtë fazë të historisë së saj, duke diskutuar me tha që s’jam i gatshëm të hapë rrugë nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë mbi planin franko-gjerman. E tha edhe në konferencë. Deklarata e tij është shumë e qartë, por janë disa  që më sulmuan, duke ma drejtuar mua atë deklaratë. sikur unë e paskam fuqinë që t’i them Macronit bërë këtë, bërë atë. Lexoni mirë atë që tha kryetari i Francës i cili saktësoi shumë qartë se nuk mund të merret peng komuniteti euro-atlantik për t’i bërë karshillëk përpjekjeve  të tyre, nënvizoi  mes tjerash, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Thomas Theiner: Po qe se sulmohet Kosova, sulmi nga ajri i NATO-s mbi Serbinë do të ndërmerrej brenda disa orësh

KFOR-i kërkon që çdo vendim lidhur me Urën kryesore mbi Lumin Ibër, të merret në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Forcat paqeruajtëse i KFOR-it, kanë bërë thirrje që çdo vendim lidhur me urën kryesore mbi …