Hashim Thaçi

Kryetari, Hashim Thaçi mirëpret miratimin e ligjit për gjuhën shqipe nga Kuvendi i Maqedonisë

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, ka mirëpritur miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare nga parlamenti i Maqedonisë. Sipas tij miratimi i këtij ligji është një e arritur e lartë demokratike për këtë shtet fqinj, që ndër të parët njohu pavarësinë e Kosovës.

“Rritja e të drejtave politike të shqiptarëve në Maqedoni garanton edhe më shumë unitetin qytetar dhe etnik të republikës fqinje. Përgëzojmë qytetarët shqiptarë për këtë të arritur politike, administrative dhe kulturore”, ka shkruar Thaçi. Ai ka shtuar se miratimi i këtij ligji është një hap i rëndësishëm i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe forcon edhe më shumë bashkëjetesën dhe perspektiven evropiane të Maqedonisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …