Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" ka vendosur që bursa për studentë të jetë 600 euro

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka vendosur që bursa për studentë të jetë 600 euro

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka vendosu që të ndryshojë vendimin për lartësinë e bursës universitare për studentët e  UP-së, për vitin akademik 2017/18. Arieta Bajrami, kryetare e Parlamentit Studentor të UP-së, ka paraqitur kërkesën që bursa të jetë 900 euro. Këshilli Drejtues bazuar në mundësitë buxhetore të dedikuara për subvencione nga të cilat paguhen bursat e studentëve, vendosi që bursa të jetë 600 euro. Këshilli Drejtues i UP-së, me një kërkesë të veçantë do t’i drejtohet Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që sipas mundësive buxhetore, ta mbulojnë pjesën tjetër të mjeteve të nevojshme në mënyrë që bursa të jetë 900 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …