Kryetari Kuçi ka kujtuar masakrën e Abrisë së Epërme

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, përmes një postimi të tij në facebook ka kujtuar masakrën e Abrisë së Epërme, ai ndët të tjera ka thënë:

Kosova e pagoi shtrenjtë okupimin, me spastrim etnik e shkatërrime, që nuk janë asgjë krahasuar me humbjet njerëzore. Sot në njëzetedy vjetorin e masakrës në Abri të Epërme, kujtojmë martirizimin e familjes Deliu, të cilët nuk u kursyen, pa dallim moshe, që nga foshnjet e deri te pleqtë. Ata ishin të pafajshëm, por askush nuk u dënua për vrasjen e tyre. Ne do të qëndrojmë gjithmonë pranë familjeve që humbën të dashurit, e do kërkojmë drejtësi deri në njeriun e fundit. Lavdi! Ka shkruar në facebook kryetari Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …