Brickos

Kryetari Kuçi, ka pritur në takim ministren në detyrë të punëve të jashtme Meliza Haradinaj  Stublla

Kryetari e komunës së Junikut Agron Kuçi, ka pritur në takim ministren në detyrë të punëve të jashtme Meliza Haradinaj  Stublla. Me këtë rast kryetari Kuçi, e ka falënderuar ministren Haradinaj – Stublla për vizitën e bërë dhe kanë zhvilluar një bashkëbisedim të sinqertë mbi nevojat jetike për zhvillimin e qytetit të Junikut. Ministrja Haradinaj Stublla ka thënë se, gjendemi në Junikun heroik, që zë vend të veçantë në histori, e lokacion unik pranë Alpeve të Bekuara, andaj të gjithë duhet të kemi një kujdes të shtuar që këtë pasuri ta zhvillojmë akoma më shumë dhe të bëjmë kujdes që ta ruajmë sa më shumë që është e mundur. Më pas Kryetari Kuçi dhe ministrja Haradinaj Stublla së bashku me bashkëpunëtor kanë vazhduar për të nderuar figurën e ndritur të Heroit Edmond Hoxha dhe veprën në shërbim të atdheut. Ministrja Haradinaj Stublla tha me këtë rast se, kujtimi i heroizmit deri në vetëmohim na ndriçon rrugën tonë sot për forcimin e lartësimin e Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …