Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka pritur të premtën në takim pune Drejtorin Menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Valon Tolaj me bashkëpunëtorë.
Në këtë takim u diskutua për thëllimin e bashkëpunimit, sfidat dhe projektet zhvillimore.
Kryetari Kuçi ngriti shqetësimin e tij për mungesë të pronave komunale në ngritjen e kapaciteteve publike dhe njoftoj drejtorin Tolaj për funksionalizimin e aseteve komunale egzistuese me ndikim në zhvillim të qëndrushëm ekonomik.
Të dyja palët u pajtuan që të angazhohen në rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
