Dita e Veteranit dhe fillimi i rezistencës së familjes Jashari me forcat serbe, shënohen me disa aktivitete

Më 17 korrik do të përkujtohet 21 vjetori i Epopesë së Rahovecit dhe luftimeve që bënë krenarë gjithë popullin shqiptar

Më 17 korrik do të përkujtohet 21 vjetori i Epopesë së Rahovecit dhe luftimeve që bënë krenarë gjithë popullin shqiptar, pasi është një prej ngjarjeve më të mëdha të luftës së drejt për çlirim – udhëhequr nga komandant Ismet Tara – Hoxha dhe Brigadën 124. Beteja 10 ditëshe në korrik që tronditi armikun e që mblodhi bashkë gjithë Brigadën 124, arriti të shkundë themelet e çetnikëve serbo sllavë. Tash teksa po bëhen përgatitjet për përkujtimin e 21 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Brigada 124 e udhëhequr nga komandant Ismet Tara – Hoxha ka konfirmuar aktivitetet e veçanta dhe një organizim më dinjitoz të kësaj dite të madhe për Rahovecin, për të cilën ai ka kërkuar ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve për të mbuluar shpenzimin e organizimit dinjitoz të një dite kaq të rëndësishme e të shkruar përjetësisht me gjak në historinë e Rahovecit.

Komunikata e plotë:

Dekada e luftimeve 10 ditshe të betejë së Rahovecit i ka tubuar më 1998 për çlirimin e Kosovës, e ky përvjetor do të na tubojë për mbrojtjen e vlerave të luftës dhe të interesave të çlirimtarve. Njoftim dhe ftesë për përkujtim dhe manifestim të 21 vjetorit të Epopes së UCK-së të Rahovecit. Njoftojm të gjithë bashkëqytetarët e komunës së Rahovecit, bashkëluftëtarët e brigadës 124 te UÇK-së, familjarë të heronjëve dhe dëshmorve te betejës së Rahovecit, dëshmorve të bri.124 si dhe te gjithe bashkëluftëarët, pjesëmarrës në betejën e Rahovecit nga e tërë Kosova dhe trojeve shqipetare se me 17 korrik do të manifestohet përkujtimi i përvjetorit të betejës me këtë rend dite.

Në ora 10 fillon vizita në varreza te Heronjëve dhe dëshmorve të qytetit, pastaj vizitojmë shtatoret e heronjëve Toni e Mici në parkun e qytetit, pastaj vazhdojmë me vizitën e përmendoreve të gjithë Heronjëve dhe dëshmorve të betejës Rahovecit deri në majën e Shkodranit. Pastaj kthehemi në qendër të qytetit vizitojmë përmendoren e mbi 130 martirve të qytetit, të vrare e të masakruar.

Pastaj prej ores 12:00-13:00 vazhdon akademija përkujtimire në shtëpi kulturore Mensur Zyberaj për heronjët dhe dëshmorve të Epopesë se Rahovecit. Pas akademisë të gjithë së bashku do të bartemi mbi Shtabin Arti ku janë zhvilluar luftimet me të ashpra. Aty do të argetohemi me këngë për heronjë dhe dëshmorë. Prej orës 15 deri 16 do të shtrohet dreka për të ftuarit. Për të gjithë familjarët të dëshmorve të rënë në betejën e Rahovecit: nga një familjar te të gjithë deshmorve të brig.124 dhe nga një familjar të martirve të qytetit të Rahovecit si dhe për ndonjë prej mysafirëve më të largët dhe më special.

Ku pas buke dikush prej luftëtarëve të betejës do të na përkujtojë rëndësinë e betejës dhe luftimet në betejën e Rahovecit. Pastaj të gjithë të ftuar për drekë do jenë të lirë. Pas kësaj të gjithë luftëtaët të betejës dhe ushtarë të brig.124 te UÇK-së do të vazhdojnë festimin deri në orët e vona. Organizatorë të manifestimit dhe përkujtimit të epopesë të Rahovecit ushtarë të Qytetit ish kom.i brig.124 Ismet Tara Hoxha shoqata e veteranve dhe komuna e Rahovecit ju dëshirojmë mirëseardhje të gjithë te ftuarve dhe gjithë qytetarve të komunës. Ish kom.i brig.124 Ismet Tara me ushtarë të bat. 2 te Rahovecit në pa mundësi të mbulimit të gjithë ktyre shpenzimeve. Bëjmë apel dhe kërkesë të qytetareve dhe bizneset e qytetit të na ndihmojnë në mbulimin e shpenzimeve. Falemnderit për mirëkuptimin dhe ndihmën tuaj qytetarë të nderuar.

Kontrolloni gjithashtu

Me 18 prill 2024 përkujtohen Dëshmorët e Komunës së Prishtinës

Tē nderuara familjarē tē dēshmorēve, invalid, veteran tē UÇK-sē, tē nderuar qytetarë. Pēr nder tē …