leoni

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli: Demarkacioni duhet të kalojë, vizat duhet të hiqen

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli: Demarkacioni duhet të kalojë, vizat duhet të hiqen

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi duhet të kalojë, në mënyrë që të forcohet sovraniteti i Kosovës dhe për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave. Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova dhe ambasadorë të vendeve të BE-së të akredituar në Kosovë. Kryeparlamentari Veseli i informoi ata me punën e Kuvendit, duke theksuar se ajo është intensifikuar, në veçanti në çështje që ndërlidhen me agjendën evropiane.

“Qëndrimi im, por edhe i subjektit tim që përfaqësoj është i qartë. Marrëveshja me Malin e Zi duhet të ratifikohet. Marrëveshja duhet të kalojë dhe vota jonë është “pro”, siç e kemi thënë në vazhdimësi. Gjithsesi, unë besoj se duhet të ketë një konsensus të plotë për këtë marrëveshje”, theksoi ai. Por kryetari Veseli theksoi se edhe Bashkimi Evropian duhet të veprojë shpejt dhe qartë sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Andrej Plenkoviq kritikon BE-në: Sulmin terrorist në Banjskë e injoroi sikur të mos kishte ndodhur

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka kritikuar Bashkimin Evropian për mungesë të reagimit serioz ndaj …