Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli: Mediet duhet të kenë qasje në punën e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli: Mediet duhet të kenë qasje në punën e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës, sot ka lansuar platformën ‘’Sistemi për Përcjelljen e Legjislacionit’’. Me rastin e lansimit të këtij projekti, Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli premtoi se do të ofrohet transparencë e plotë për mediet dhe shoqërinë civile në institucionin që drejton. ‘’Kuvendi e ka për obligim transparencën dhe përgjegjshmërinë. Nuk ka asgjë të fshehtë të punës së Kuvendit. Mediet duhet të kenë qasje në punën e Kuvendit në tërësi. Mekanizmi teknologjik që përurojmë sot faktikisht shënon një hap të rëndësishëm drejt shtimit të transparencës dhe llogaridhënies në punën e Kuvendit. Ai do të pasqyrojë më mirë punën dhe angazhimin e deputetëve dhe zyrtarëve të Administratës së Kuvendit, në procesin e shqyrtimit dhe amendamentimit të projektligjeve. Ky sistem elektronik do t’iu mundësojë qytetarëve, mediave, grupeve të interesit dhe shoqërisë civile që në kohë reale të sigurojnë qasje në të gjitha dokumentet që ndërlidhen me projektligjet që janë në shqyrtim”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Drejtori i USAID-it në Kosovë, James Hope tha se: ‘’Kjo platformë do të sjell transparencë dhe do të përdoret nga të gjithë ata që kanë nevojë të marrin informata rreth Kuvendit. Transparenca sjell demokraci dhe Kosova për këtë është shtet demokratik’’. Hope tha se  ky sistem është një shembull i prekshëm i përparimit, i cili do të ketë një efekt të drejtpërdrejtë në procesin ligjvënës dhe do të shërbejë si stimulim brenda Kuvendit. Sistemit elektronik për përcjelljen e legjislacionit është realizuar në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik, me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …