leoni

Kryetari Latfi mori pjesë në inaugurimin e fillimit të  punimeve për rehabilitimin e rrugës Rahovec-Suharekë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtor dhe Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, në kuadër të ndarjes buxhetore për komunat dhe zhvillimit të infrastrukturës lokale ka inauguruar fillimin e punimeve në rrugën Rahovec-Suharekë. Ministri Lekaj tha se kjo është dëshmia më e mirë se kjo qeveri është e përkushtuar në zhvillimin e infrastrukturës së komunave në tërë Kosovën dhe përmes kësaj t’i kontribuohet edhe zhvillimit ekonomik, por edhe fuqizimit të potencialit të turizmit. Ministri Lekaj tha se ky vit nga Qeveria e Kosovës është shpallur si vit i modernizimin e infrastrukturës, prandaj ky investim prej 930 mijë eurosh nuk do të jetë i fundit. Ministri Pal Lekaj  ka kërkuar nga kompania ndërtuese që të jetë e vëmendshme në realizimin e punimeve sipas standardeve ashtu siç e meriton kjo hapësirë. Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, ka falënderuar ministrin Pal Lekaj, për mbështetje të vazhdueshme si në projekte tjera poashtu edhe në rehabilitimin i kësaj rruge e cila i kontribuon lidhjes së dy komunave në mënyrë më të lehtë dhe se ky investim ka qenë i nevojshëm qysh moti, dhe se mbesin me shpresë që kjo rrugë të zgjerohet në vitet në vijim.​ Rehabilitimi i kësaj rruge të gjatë mbi 12 kilometra, Ministrisë së Infrastrukturës do t’i kushtojë mbi 930 mijë euro dhe do të ketë tërë infrastrukturën përcjellëse sipas standardeve moderne. Rruga që e lidhë Rahovecin me Suharekën, do të realizohet me mbështetjen e plotë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …