Kryetari Latifi dhe drejtoresha Kleqka, ishin në vizitë të punimeve në parkun për fëmijë afër shkollës “Bekim Sylka”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport Bjondinë Kleqka, ishin në vizitë të punimeve që po zhvillohen në parkun për fëmijë afër shkollës “Bekim Sylka”.

Ky park është edhe një projekt i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në kuadër të shumë projekteve tjera investive.

Së shpejti, fëmijët e kësaj lagje do të kenë edhe një hapësirë më shumë për argëtim.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …