Kryetari Latifi, diskuton me zyrtarë komunal për mundësinë e mbajtjes së një   Konsultimi Publik online me kryetar të lagjeve dhe fshatrave

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka zhvilluar një takim me zyrtarë komunal, për shikimin e mundësive të mbajtjes së një Konsultimi Publik me kryetarë të këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane të komunës së Rahovecit,  përmes një platforme online.

‘’Përmes kësaj platforme online, sigurohet një procesi i komunikimit ndërmjet Komunës së Rahovecit, palëve të interesuara dhe publikut, për një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në procesin e politikbërjes dhe vendimmarrjes me interes publik si dhe rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë së organeve publike ndaj palëve të interesuara dhe publikut’’,- u shpreh Kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu mori pjesë në shfaqjen e filmit dokumentar “Gratë e lirisë”

Kryetari Aliu mori pjesë në shfaqjen e filmit dokumentar “Gratë e lirisë”. “Gratë e lirisë” …