Kryetari Latifi fton qytetarët për ndihmë të prekurve nga tërmeti

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi në një postim të tij në facebook ju ka drejtuar qytetarëve: Të nderuar qytetarë të komunës së Rahovecit, njerëz të vullnetit të mirë. Shqipëria sot ka nevojë më shumë se kurrë për ne, andaj si komunë bashkë me SHL-Kosova dhe OJQ Hareja, po i bashkangjitemi iniciativës së Tosca Lounge për mbledhjen e gjërave të nevojshme si ushqime, batanije e rroba për njerëzit në nevojë në Shqipëri. Të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë, lusim të solidarizohemi sa më shumë dhe të ju dalim në ndihmë vëllezërve dhe motrave tona në Shqipëri. U bëj thirrje të gjithë kryetarëve të këshillave lokal në komunën e Rahovecit që t’i bashkëngjiten kësaj iniciative humanitare. Për të gjithë ata që nuk munden t’i sjellin ndihmat deri në Rahovec, numri i kontaktit të pronarit të kafiterisë Tosca është: 049-181-816, dhe numri i drejtorit Hasan Përboqi : 045-488-813.

Jemi përkrahë vëllezërve e motrave tona!

Ata dikur, ne sot!

Jemi një.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …