Brickos

Kryetari Latifi i ndau mirënjohje poetit të njohur nga Rahovecit  Xhevdet Bajraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në zyrën e tij dhe i ka ndarë mirënjohje poetit të shquar dhe profesorit të njohur nga Rahoveci, Xhevdet Bajraj, i cili jetën e tij profesionale e zhvillon në Meksikën e largët. Kryetari Latifi, i ndau mirënjohjen poetit Xhevdet Bajraj, me  motivacion:’’ PROFET I ARTIT TË FJALËS”. Dhembjen e vendlindjes dhe aromën rahovecase e përçon përtej kontinenteve, aty ku marrin rrugë  veprat e tij. Bajraj e ndjen “dimrin” e vendlindjes edhe në “verën” përvëluese të Meksikës, e përmes tij, ne flasim me poezinë  dhe me hapësirat artistike brenda dhe jashtë Atdheut.

I nënshtruar në poezi aq sa në dashurinë për rrushin e Rahovecit-si simbol unik i vendit të lindjes, shijen e të cilit e bartin veprat e njëpasnjëshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …