Kryetari Latifi ka bërë homazhe në 22 vjetorin e rënies së dëshmorëve Shani Hoti e Afrim Bajraktari dhe martirëve të rënë në fshatin  Polluzhë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me bashkëluftëtarë, bashkëveprimtarë dhe familjarë të dëshmorëve në 22 vjetorin e rënies, nderuan me homazh përkujtimi jetën dhe veprën e dëshmorëve Shani Hoti e Afrim Bajraktari dhe martirëve të rënë në fshatin  Polluzhë. Pranë lapidarit të dëshmorëve dhe martirëve, që ndodhet në oborrin e shkollës, janë vendosur kurora lulesh dhe u përkujtua sakrifica sublime, heroizmi dhe vepra madhore e dëshmorëve dhe martirëve. Kryetari Latifi me këtë rast ka thënë se, kujtesa jonë është ende e freskët, edhe pse kanë kaluar vite. Vitet kalojnë por kujtimi për ata që me gjakun dhe sakrificën e tyre vendosën themelet e lirisë, do të mbesin përjetë të paharruara. Lavdi përjetë dëshmorëve të kombit Shani Hoti e Afrim Bajraktari dhe martirëve të Polluzhës, të rënë në luftën për liri!

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …