Kryetari Latifi ka mbajtur debatin e dytë publik me qytetarë për punën njëvjeçare të qeverisjes komunale

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në prani të nënkryetarit, Kryesuesit, drejtorëve të drejtorive, kryetarëve të këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane, drejtorëve të shkollave, punonjësve të QKMF-së, anëtarë të shoqërisë civile, OJQ të ndryshme dhe qytetarë të shumtë, ka paraqitur një informatë rreth punës një vjeçare të qeverisjes për këtë vit kalendarik 2019 si dhe një plan të punës për vitin 2020 e që do të publikohen edhe në web-faqen e komunës së Rahovecit. Kryetari Latifi në postimin e tij në facebook ka thënë: Pranuam pyetje, kërkesa dhe sugjerime por edhe vërejtje nga kryetarët e fshatrave dhe anëtarë të shoqërisë civile, të cilave u dhashë përgjigjen dhe e mirëprita gatishmërinë e tyre për bashkëpunim si një mundësi e mirë për të rregulluar punën tonë në të mirën e qytetarëve dhe në të mirën tonë të përgjithshme. Në shenjë falënderimi për punën, kontributin dhe bashkëpunimin ndamë Mirënjohje për kryetarët e këshillave të fshatrave dhe lagjeve, për OJQ-të dhe familjet strehuese të cilat u dolën në ndihmë familjeve të bashkëvendësve tanë të ikur nga tërmeti. Përherë falënderues për idetë dhe bashkëpunimin e ndërsjellë që asnjëherë nuk na ka munguar! Të përkushtuar për një sistem transparent si një ndër parimet themelore për një qeverisje cilësore dhe të besueshme! Ka thënë kryetari Latifi në postimin e tij në facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …